Kabllogrami: Ambicja e Metës për kryeministër

03/09/2011 15:45

Emërimi Ilir Metës në postin e ministrit të Jashtëm, performancë prej një çunaku sharmant në drejtimin nga Lulzim Basha të kësaj ministrie, prapaskenat e kryeministrit Sali Berisha për ta anashkaluar aleatin e tij më të rëndësishëm nga marrja direkte e informacioneve prej qeverisë amerikane zbulohen nga një tjetër kabllogram i publikuar në Wikileaks.

Drejtimi i Ministrisë së Jashtme nga Ilir Meta është pëlqyer nga ambasada Amerikane fakt që dëshmohet nga një kabllogram i dërguar më 24 shtator 2009.

Sipas këndvështimit amerikan, Meta do të ketë një kontrast të mprehtë në stil dhe substancë krahasuar me Lulzim Bashën që kishte mbajtur postin e ministrit të Jashtëm i cili përshkruhet si një çunak i butë me një sharm të sofitikuar i dalë në pah kur Basha drejtonte diplomacinë shqiptare.

Ndërsa Meta në kabllogram përshkruhet si luftarak gjë të cilën e demonstroi edhe në Parlament kur pati një konfrontim fizik.

Duke analizuar veprimet që do të ndërmerte Meta në diplomacinë shqiptare, ambasada amerikane i shikon ato si një mundësi për të rindërtuar të mirat personale që sjell politika përfshi ato të LSI me shpresën që një ditë do të mund të jetë përsëri kryeministër.

Një pjesë e kabllogramit i dedikohet edhe karrierës politike të Ilir Metës ku hartuesi dokumentit nënvizon se zoti Meta ka interesa të vazhdueshme në biznes, është shumë i pasur dhe në mënyrë spektakolare i korruptuar.

Pjesë e kabllogramit është edhe përgjigjja që ambasada amerikane i jep pyetjes se çfarë ata presin nga Ilir Meta në postin e minsitrit të Jashtëm? Pasi vlerësohet mënyra e drejtimit të Ministrisë se Jashtme gjatë periudhës 2002-2003 Meta ishte pragmatist në lidhje me politikat e dikasterit dhe një menaxher i mirë.

“Disa prej kontakteve të ambasadës ndjehen komod që kjo ministri po drejtohet nga Meta i cili është mbi mesataren e mundëshme për të performuar pasi Lulzim Basha shikohej gjerësisht si një menaxher i dobët”, thekson kabllogrami.

Nuk mbetet jashtë analizës bashkëpunimi Berisha Meta ku thuhet se “pavarësisht garancive të dhëna nga Meta dhe Berisha se ata do të punojnë sëbashku në grup, tensionet dhe konfliktet janë të paevitueshme. Ndërsa Lulzim Basha ishtë një besnik i PD, shërbëtor i kryeministrit, ndërsa Meta vjen në Ministrinë e Jashtme me një axhendë të tijën duke qenë më shumë i pavarur në krahasim më Bashën.

Meta mbase nuk do të hezitojë t’u thotë partnerëve ndërkombëtarë kur dhe si ai nuk do të bjerë dakord me kryeministrin. Ndërsa Basha mund të vlerësohet si fytyra sharmante e Berishës në politikën e jashtme, por Meta do të luajë një rol krejt tjetër.

Ambasada Amerikane parashikon se marrëdhëniet bilaterale mes Washingtonit dhe Tiranës kanë qenë eklusizivitet i Ministrit të Jashtëm dhe kryeministit në kuadër se kush do ta marrë i pari informacionin nga Washingtoni gjatë qëndrimit të Metës në Ministrinë e Jashtme pritet për t’u parë.

Megjithatë kabllogrami dedikuar Ilir Metës, jep i jep përgjigje kësaj çëshjeje, me një deklarim të Pandeli Majkos dhënë një oficeri politik të ambasadës ku ai ka pohuar se Berisha do të gjejë mënyra për të anashkaluar Metën në kontaktet me qeverinë amerikane duke e arritur këtë me emisarë të dërguar nga zyra e kryeministrit përfshi instalimin e njerëzve besnikë në Ambasadën Shqiptare në Washington për t’i marrë këto mesazhe direkt nga Washingtoni.

Konkluzioni i ambasadorit Withers në fund të kabllogramit jep vlerësimin se Meta postin e ministrit të Jashtëm dhe zëvëndëskryeministrit do ta përdor për ta përmirësuar renditjen poltike dhe ndërtuar imazhin e një burri shteti me qëllimin final rikthimin në postin e kryeministrit.

Top Channel