“Rebelimi demokratik i Berishës”

03/09/2011 19:35

Obsesioni kryeministrit Sali Berisha për kontrollin e të gjitha pushteteve është një fenomen shoqërues në karrierën e tij politike.

Rikthimi në pushtet pas 8 vite qëndrimi në opozitë u komentua si një kthim ndryshe, por kabllogrami i Ambasadës Amerikane me titull “Rebelimi demokratik i kryeministrit Berisha”, vërteton të kundërtën duke e theksuar frikshëm obsesionin e tij në kontrollin e institucioneve pavarësia e të cilave garantohet nga Kushtetuta.

Ky është teksti i plotë i kabllogramit dërguar Departamentit të Shtetit në 5 shtator 2008:

Që nga samiti Bukureshtit në Prill, kryeministri Berisha ka nisur një seri tentativash për të konsoliduar përpjekjet e të shtënit të dorë të institucioneve të pavarura përfshi tentativat e minimit dhe ndërhyrjes në punën e prokurores së përgjithshme, në pengimin e hetimit për shpërthimin e Gërdecit, kontrollin e Shërbimit Sekret dhe funksionimin e medias së lirë.

Janë disa fakte që e motivojnë zotin Berisha të ndjekë një trend të tillë. Investigimi i Gërdecit që do të përfshijë edhe të birin, dëshria për t’u forcuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përfshi perceptimin se ftesa për t’u bërë pjesë e NATO-s, ka e zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare nga të kërkuarit llogari Shqipërisë duke i dhënë Berishës dritën jeshile për të bërë hapa prapa nga reformat demokratike.

Prokurores së përgjithshme i është dërguar një letër nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli se si të drejtonte hetimin për Gërdecin. Projektligji për Prokurorinë e Përgjithshme tenton t’ja heqë pavarësinë. Ndërsa për statusin e prokurorisë së përgjithshme parashikohet heqje automatike imuniteti e prokurorëve për cfarëdolloj krimi sado të vogël.

Uljen e pagave, kontrollin politik mbi prokurorët nga Ministria e Drejtësisë. Do të duhej që drafti fillestar të ndryshonte pas kundërshtimeve private dhe publike përfshi të ambasadës dhe komunitetit diplomatik ndërkombëtar.

Kryeministri Sali Berisha sëbashku me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli sëbashku kanë tentuar të pengojnë përpjekjet e prokurores së përgjithshme për të hetuar plotësisht shpërthimin e Gërdecit.

Sëbashku Berisha me Topallin tentuan pa sukses të pengonin përpjekjet e kryeprokurores Rama për t’i hequr imunitetin ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu si një prej personave kyç për hetimin.

Berisha sëbashku me aleatët kundërshtoi të pesë kandidaturat e nominuara nga presidenti Bamir Topi për Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila do të japë vendimin ndaj Fatmir Mediut në lidhje me Gërdecin.

Zëvëndëskryetari KLD-së që luan një rol në nominimin dhe mbikëqyrjen e gjykatësve i ka thënë ambasadorit se Berisha e ka kundërshtuar atë me inat  në limitimin e influencës qeveritare ndaj gjyqësorit duke e kërcënuar për ta larguar atë nga zyra dhe shkatërruar publikisht.

Pas shpërthimit të Gërdecit, Berisha nisi një fushatë publike duke fajësuar shërbimin informative shtetëror për tragjedinë, gjithashtu përdori si shkak Gerdecin për ta bashkuar SHISH me Ministrinë e Brendshme dhe raportonte direkt tek kryeministri. Njëkohësisht parlamenti miratoi shtimin e kompetencave të Ministrisë së Brendshme tërësisht e kontrolluar nga kryeministri.

Rritja e presionit ndaj medias të pavarur siç është rasti kur Ministria e Kulturës po përpiqet me forcë ta largojë nga zyrat televizionin popullor Top Channel një media e pavarur, shpesh një kritike e administratës Berisha. Ky veprim është në kundërshtim me kontratën e ligjshme  të Top-Channel ka të firmosur Ministrinë e Ekonomisë tek Piramida që ndodhet nën juridiksionin e Ministrisë së Kulturës.

Një rishikim nga OSBE i draftit të ligjit të medias tregon se mund të rrisë kontrollin politik nga qeveria mbi median potencialisht do të çojë në mbylljen e medias pro-opozitare në Tiranë.

Për të gjitha këto çështje ambasadori Withers shkruan këtë koment: “Të marra së bashku, përpjekjet e Berishës për kërkuar kontroll më të madh mbi sistemin gjyqësor, median dhe shërbimet e inteligjencës, plus përpjekjet e tij për të minuar hetimin e Gërdecit, zbulojnë në mënyrë të pagabueshme një prirje shqetësuese.

Emëruesi i përbashkët duket të jetë një tentativë për t’i mohuar institucioneve kyçe aftësinë e përcjelljes së opnioneve mbi ndërmarrjen e veprimeve që bien ndesh me pikëpamjet e kryeministrit.

Objektivat e tij kryesore për momentin duket se janë kontrolli i hetimit të Gërdecit dhe këtu SHISH-i, gjykatat, Prokuroria e Përgjithshme dhe media, të gjithë luajnë një rol madhor në ekspozimin e marrëveshjeve të errëta të biznesit dhe korrupsionit që çuan në shpërthimin e muajit mars, ashtu si dhe atë që është ndoshta më e rëndësishmja, lidhjet e mundshme me djalin e Berishës, që thuhet të ketë pasur interesa të drejtpërdrejta biznesi në Gërdec.

Një arsye e dytë është padyshim dëshira e Berishës për të kontrolluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen qeshorin e vitit 2009. Ambasada i ka ngritur shqetësimet e qeverisë amerikane mbi të tilla lëvizje anti-produktive nga ana e një aleati potencial të NATO-s në bisedat private me zyrtarë të qeverisë shqiptare, përfshirë këtu edhe vetë Berishën, si dhe në disa deklarata publike, ashtu siç po bëjnë gjithmonë e më shumë edhe lojtarët kyç ndërkombëtarë si, përfshi OSBE-në, Këshilli i Europës, grupet e të drejtave të njeriut dhe OJF-të e tjera.

Këto përpjekje kanë pasur një farë suksesi në frenimin e baticës. Sidoqoftë, me gjasat që zgjedhjet e vitit që vjen të mbyllen dhe hetimi i Gërdecit të lëvizë ngadalë drejt implikimit të anëtarëve të familjes së kryeministrit, sulmet e Berishës ndaj institucioneve të pavarura, ka shumë mundësi të vazhdojnë. Ne duhet të sigurohemi që ai ta kuptojë se sa nga afër po e shikojmë.

Top Channel