Në prag të rikthimit të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë pas
bojkotit post zgjedhor, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksander
Arvizu është takuar me kreun e selise rozë Edi Rama.

Takimi qe ka zgjatur rreth një orë ka patur ne qender pikerisht kete teme, te cilen edhe vete ambasadori Arvizu, e cilesoi nje gur themeli të rendesishem ne vijueshmerine e reformave thelbesore per vendin. Megjithate ambasadori i Shteteve te Bashkuara duke vleresuar bashkepunimin me zotin Rama, permendi faktin se qendrimi i metejshem i socialisteve ne sallen e kuvendit perballe inisiativave ligjore te mazhorances eshte nje vendim qe i perket vetem atyre.

“Mendoj se është shumë konstruktiv, mendoj se parlamenti duhet të jetë forma kryesore e diskutimit rreth axhendës kombëtare, por ju e dini, se ligjet, procesi ligjor është vetëm njëra anë. Zbatimi i tyre është gjithashtu shumë i rëndësishëm, sigurisht që duhet të jetë një pjesë e rëndësishme. E lashë Ramën të më shpjegonte se cila ishte axhenda e tij legjislative, apo taktika që do të ndjekë, dhe ky është vendimi i tij dhe jo vendimi im, apo i komunitetit ndërkombëtar, por sic e thashe kam një ndjesi të mirë rreth të kësaj. Unë mendoj se është në favor të axhendës së reformave të axhendës së integrimit, por më duhet t’ia lë zotit Rama ta përshkruajë se si ai do ta bëjë këtë, por mendoj se në të gjithë po flasim për të njëjtën gjë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Arvizu.

Nje dite me pare kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi nga deputetët e Partisë Socialiste, ku i kerkonte deputeteve te saj te beheshin pjese me vote e reformave te rendesishme qe kane lidhje me afrimin e metejshem te vendit me Bashkimin Europian. Socialistet ende nuk kane dhene nje pergjigje zyrtare megjithate referencat e daljeve te fundit te krereve te saj kane bere te qarte orjetimin e grupit permes nje kursi te ri politik.

Nje kurs gjithsesi qe duket se do te ndikohet edhe nga kerkesat e PS-së per ndryshime te reja kushtetuese. Kerkesa qe te pakten ne dukje mund te behen iniciatore te nje bashkepunimi apo te nje ngerci te ri parlamentar.

Arvizu: Vullnet për reforma

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka kërkuar që aktoret kryesore të politikës shqiptare, të tregojnë vullnetin politik, për të cuar përpara reformat që kërkon vendi, një rruge që është ndjekur më parë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Arvizu ka theksuar se vete shqiptaret luajne nje rol te rendesishem ne bindjet qe ata kane dhe ne kerkesat qe ata i drejtojne liderve te tyre.

“Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim por edhe shqiptaret duhet t’ua kerkojne liderëve te tyre”, tha Arvizu.

Integrimi, Arvizu: Duhet unitet nga politika

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet unitet nga faktori politik dhe duhet një pakt kombëtar për integrimin europian.

Në një konferencë të shkurtër për mediat, pas takimit në Ministrinë e Jashtme me kreun e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, Arvizu theksoi se me rëndësi është edhe zbatimi i 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian nga ana e Shqipërisë.

Top Channel