Një raport i OKB-së thotë se Izraeli përdori “forcë të tepruar” gjatë sulmit në anijen me ndihma për Gazën vitin e kaluar.
Por megjithatë, bën të ditur “New York Times”, bllokada detare që Izraeli kishte vënë në Gaza ishte tërësisht ligjor.
OKB vlerëson gjithashtu se komandot izraelite u përballen me një rezistencë të dhunshme dhe të organizuar kur hipën në bordin e anijes “Mavi Marmara”.
Anija e sulmuar, me flamur turk, ishte pjesë e një grupi anijesh që po tentonin të shkelnin bllokadën izraelite në Rripin e Gazës.
Nëntë aktivistë mbetën të vrarë gjatë sulmit, që u krye në maj të vitit 2010 dhe solli një reagim ndërkombëtar dhe coi në një përplasje diplomatike mes Izraelit dhe Turqisë.
Raporti, që pritej të plotësohej në muajin shkurt, do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme, por “NYT” arriti të siguronte disa informacione.
“Vendimi i Izraelit për të hipur në varke me këtë lloj force, në një distancë të largët nga bllokada ishte i tepruar dhe i paarsyeshëm”, thuhet në raport.
Megjithatë, hetimi shton se bllokada detare ishte ligjore pasi parandalonte importin e armëve përmes detit.
Top Channel