Diveroli, shtohet burgimi

02/09/2011 17:00

Efraim Diveroli, tregtari i ri i municioneve qe fitoi miliona dollare
nga kontratat me Pentagonin perpara se te denohej per mashtrim nga nje
gjykate federale e Majemit e te denohej me kater vjet burg, do te
qendroje prapa hekurave edhe per dy vjet te tjera.

Arsyeja e ketij vendimi eshte shkelja e urdhrit qe i ndalonte atij posedimin e cdo lloj arme ne kohen kur ishte ne pritje te denimit. Por pikerishr perpara se te denohej, Diveroli vulosi nje marreveshje me nje tregtar armesh ne Florida e ofroi municione per shitje.

Personi me te cilin kish hyre ne marreveshje, ishte nje fakt nje agjent i fshehte i FBI-se. per publikun shqiptar, Efraim Diveroli eshte nje emer i njohur tashme. Biznesmeni ishte vetem 21 vjec kur fitoi nga ushtria amerikane nje kontrate te majme prej gati 300 milione dollaresh per te furnizuar me municione ushtaret ne Afganistan.

Tani, pas 4 vitesh heqje lirie qe i mori denim si presidenti i AEY-se për municionet e skaduara kineze që bliheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Afganistan, Diverolin e le ne burg hetimi i FBI-se dhe akuza per trafik armesh. 25-vjecari pretendon se nuk deshiron t’i kthehet me jetes se vjeter te droges, alkoolit dhe varesise nga kumari. Prokuroret dyshojne ne sinqeritetin e tij, por thone megjithate se Diveroli duket aq i zgjuar sa mos kryeje me te tjera shkelje qe do t’i rendonin edhe me shume pozitat e tij. Sic raporton Orlando Sentinel, edhe pasi te lirohet nga burgu, Diveroli do te jete per dy vjet nen mbikqyrjen e policise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA