11/9, SHBA apel shtetasve amerikanë: Kujdes

02/09/2011 19:15

Administrata amerikane ka vënë në alarm amerikanët që jetojnë në vendet e tjera apo janë në udhëtim nëpër botë, kundër ndonjë akti terrorist të mundshëm me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit.

Nuk ka asnjë kërcënim konkret, por SHBA-të kanë rikujtuar se Al Kaeda ka shprehur shqetësimin për atentate të mundshme kundër SHBA-ve dhe interesave të saj në botë.

11 shtatori, rriten masat e sigurisë në SHBA

FBI-ja dhe Departamenti amerikan i Shtetit po punojnë për përforcimin e masave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave janë rritur kontrollet në aeroporte, në stacionet kryesore hekurudhore, në të gjitha pallatet qeveritare dhe për evenimentet më të rëndësishme sportive.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë deklarojnë se nuk ekziston asnjë alarm specifik, nuk ka frikë për atentate spektakolare, por për aksione individuale.

Ky përvjetor i sulmeve të 11 shtatorit, që u morën jetën pothuajse 3 mijë vetëve, është i pari që pas vrasjes së Osama bin Laden, sheiku i terrorit që konsiderohet si arkitekti i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA