SHBA dënon torturat në Siri
01/09/2011 03:35
Pas raportit të Amnisty International lidhur me torturat e ushtruara ndaj të burgosurve në burgjet e Sirisë, ka ardhur edhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Uashingtoni i quan torturat si monstruoze dhe të tejskajshme. Një qeveri që torturon qytetarët e vet, e sidomos, fëmijët nuk mund të konsiderohet legjitime nga asnjë prej nesh, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nulan.
Amnisty International, në raportin e publikuar gjatë ditës së enjte vëren se mbi 88 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e torturave cnjerëzore të autoriteteve të regjimit të Basha al Asad. AI thotë se pjesa më e madhe e viktimave janë protestues anti-qeveritarë të arrestuar muajt e fundit.
Top Channel