Obama shtyn fjalimin në Kongres

01/09/2011 08:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka pranuar të riorganizojë fjalimin e tij në Kongres mbi ekonominë, pas kundërshtimeve të kryetarit të Senatit, John Boehner.

Presidenti Obama kërkoi të konturonte planin e shumëpërfolur për krijimin e vendeve të punës të mërkurën e ardhshme, por një gjë e tillë binte ndesh me debatin e republikanëve.

Zoti Boehner kërkoi që fjalimi i Obama të mbahet një ditë më vonë dhe Shtëpia e Bardhë e ka pranuar këtë rekomandim.

Papunësia në SHBA, ende mbi kuotën 9 për qind, mund të jetë tema dominuese në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Më herët, Shtëpia e Bardhë deklaroi se përputhja e orarit të fjalimit me debatin televiziv “Republikanët 2012” në bibliotekën Ronald Reagan ishte e rastësishme.

Por shumë liderë republikanë deklaruan se koha ishte një lëvizje politike e presidentit për të vjedhur shfaqjen.

Por caktimi i orës së fjalimit për të enjten do të thotë se mund të ketë një “përplasje” me ndeshjen hapëse të sezonit të ri të NFL-së, mes ekipeve Green Bay Packers dhe Neë Orleans Saints.

Dhoma dhe Senati, ku republikanët kanë shumicën dhe demokratët lëkunden, duhet të kalojnë rezolutat që i lejojnë sesionin e fjalimit presidentit.

“Është qëllimi im të paraqes një seri propozimesh dypartiake që Kongresi t’i kalojë menjëherë për të vazhduar rindërtimin e ekonomisë amerikane”, ka deklaruar Obama në një letër dërguar dje liderëve të Kongresit.

“Uashingtoni duhet të lërë mënjanë politikën dhe të fillojë të marrë vendime në bazë të asaj që është më e mirë për vendin dhe jo cfarë është më e mirë për partitë, në mënyrë që ekonomia të rritet dhe të krijohen vende pune”, është shprehur Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA