Strauss Kahn, të dielën kthehet në Francë

31/08/2011 16:40

Ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn do të kthehet në Francë të dielën e ardhshme.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë evropiane, sipas të cilave Kahn do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anne Sinclair.

Njoftimi vjen pasi akuzat për dhunë seksuale, të bëra nga një kamariere afrikane në një hotel të Nju Jorkut, u arkivuan dhe Kahn iu kthye pasaporta.

Ditën e djeshme, Strauss Kahn vajti në Uashington, në selinë e FMN-së, për t’i kërkuar ndjesë stafit dhe për të takuar drejtoren e re të përgjithshme, Christine Lagarde.

Por ende nuk dihet nëse kthimi në Francë do të rikthejë paqen në jetën e Strauss Kahn, pasi autoritetet franceze kanë ngritur akuza të reja ndaj tij.

Ato janë ngritur pas denoncimit të një gazetareje dhe shkrimtareje të njohur franceze, e cila e akuzon ish-kreun e FMN se ka tentuar ta dhunojë gjatë një interviste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA