Rebelët: E drejta jonë të vrasim Gaddafi-n

31/08/2011 17:30

“Gaddafi është në Libi dhe nëse nuk dorëzohet, është e drejta jonë ta vrasim”. Kështu kanë deklaruar sot krerët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

“Ai na vret neve, është një i jashëtligjshëm. Në të gjithë botën, nëse një kriminel nuk dorëzohet, është e drejta e atyre që bëjnë drejtësi ta vrasin”, ka deklaruar Ahmad Darrad, përgjegjës i cështjeve të brendshme.

Sipas rebelëve, koloneli ndodhet në Bani Ualid, në jug-lindje të Tripolit, ose në rrethinat e kryeqytetit. Ndërsa zëra të tjerë e sinjalizojnë në Sirte, vendlindjen e tij.

Franca: Jo gabime si në Irak

Ndërkohë, presidenca franceze ka kërkuar që në Libi ndërkombëtarët të mos bëjnë të njëjtat gabime që u bënë në Irak.

Deklarata e Elizeut vjen në prag të Konferencës për Mbështetjen e Libisë së Re, e thirrur nga presidenti Nicolas Sarkozy për nesër në Paris.

“Duhet të tregohemi të shpejtë dhe të përballemi me këtë periudhë tranzicioni në kushtet më optimale. Është një fazë delikate ushtarake dhe nëse gabohet do të shkojnë dëm të gjitha përpjekjet”, thuhet në deklaratë.

Libi, nuk pranohen paqeruajtësit

Lidershipi i përkohshëm libian ka hedhur poshtë idenë e dislokimit të cdo lloj force ushtarake ndërkombëtare.

I dërguari i OKB-së në Libi, Ian Martin sqaroi se Kombet e Bashkuara e kishin marrë në konsideratë dërgimin e vëzhguesve ushtarake ne kete vend. Por per kryetarin e Keshillit Kombetar te Tranzicionit, Libise nuk i nevojitet ndihme nga jashte per ruajtjen e sigurise.

Keto zhvillime vijne ne kohen kur rebelet i jane afruar bastionit te kolonelit, vendlindjes se tij Sirte. Mbrojtesve te qytetit u eshte dhene ultimatum deri te shtunen qe te dorezohen, nje ultimatum qe sipas “Associated Press”, u refuzua nga zedhenesi i ish-liderit tashme ne arrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA