Ramazani dhe kostoja e tij në ekonomi

31/08/2011 01:35

Të gjithë besimtarët e fesë islame festuan Fitër Bajramin, mbyllën Muajin e Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të vetëflijimit. Por sa u kushtoi ekonomive të vendeve islame ky muaj?

Sipas një studimi të Productive Muslims dhe Dinar Standards, Muaji i Ramazanit u kushtoi vendeve të Gjirit Persik rreth 5.8 miliard dollarë humbje, nga të cilat 2.4 miliard i ka humbur vetëm Arabia Saudite. Shkak për humbjet në ekonomi janë ritmet e ngadalta dhe puna me orar të shkurtuar.

Edhe në Indonezi (vendi që mban numrin më të madh të muslimanëve në botë), Malajzi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Productive Muslim dhe Dinar Standards ekonomia ka pësuar humbje dhe ka qenë tejet e përgjumur.

Top Channel