Yoshihiko Noda kryeministri i ri i Japonisë

30/08/2011 09:30

Parlamenti japonez ka mbështetur Yoshihiko Noda si kryeministrin e gjashtë të vendit në pesë vitet e fundit.

Votimi erdhi pasi 54-vjecar, ish-ministër i Financave, siguroi lidershipin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e së hënës.

Ish-kryeministri Naoto Kan, i kritikuar për menaxhimin e situatës pas tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit, dha dorëheqjen bashkë me mbështetësit në kabinetin e tij.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se kryeministri i ri do të ketë një axhendë të rënduar, me përpjekjet për të bashkuar partinë e përcarë.

Zona të shumta të Japonisë duhet të rindërtohen pas tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit, ndërkohë që kriza e shkaktuar nga centrali bërthamor i Fukushimës duhet ende të zgjidhet.

Përvec këtyre, zotit Noda, një ekonomist konservator, do t’i duhet të zgjidhë stanjacionin e ekonomisë japoneze.

Më parë ai ka deklaruar se mbështet rritjen e fondeve përmes rritjes së taksave, përfshirë dyfishimin e taksave të shitjes për të shkurtuar borxhin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA