SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”

30/08/2011 09:10

Uragani “Irene” ka vrarë 40 persona në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet paralajmërojnë se përmbytjet mund të vazhdojnë edhe për tre ditë në shtetet veriore.

Mbi pesë milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që Vermonti po rekuperohet nga përmbytjet më të këqija në dekada.

Federata Amerikane e Konsumatorëve ka vlerësuar se dëmet ekonomike të shkaktuara nga uragani arrijnë në 7 miliardë dollarë.

Përvec dëmeve të shkaktuara në brigjet lindore, nga Karolina e Veriut në Vermont, stuhia ka shkatërruar shtëpi dhe ka lënë në “black out” rreth 3 milionë banorë në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat.

Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Janet Napolitano dhe sekretari për Agrikulturën, Tom Vilsack do të vizitojnë sot Karolinën e Veriut dhe Virxhinian për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Aktualisht “Irene” ka kaluar në Kanada, ku ka goditur fillimisht provincat detare dhe Kebekun, duke lënë pa energji elektrike 250 mijë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA