Përmbytje në Nigeri, 100 viktima
30/08/2011 01:35
Të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave dhe përmbytjeve që përfshinë disa zona të Nigerisë.
Sic njofton Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, viktimat u regjistruan në jug-perëndim të vendit, në qytetin Ibadan.
Mbi dy mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për ndihmë.
Përmbytjet godasin shpesh Nigerinë për shkak të mungesës së sistemeve të kanalizimeve në shumë zona të mbipopulluara.
Top Channel