Libi, NATO: Misioni ende i nevojshëm

30/08/2011 16:05

Misioni ushtarak i NATO-s në Libi “është ende i nevojshëm” dhe operacionet për mbrojtjen e popullsisë civile do të vazhdojnë derisa të jetë e nevojshme, por asnjë ditë më tepër.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në një takim me mediat në Bruksel.

NATO nuk është në dijeni të lëvizjeve të Gadafit dhe nuk ka asnjë informacion për fatin e djalit të Kolonelit, Khamis.

Zëdhënësja i ka cilësuar si “zëra” raportimet që tregojnë se Khamis ka humbur jetën në një sulm të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA