Izrael, palestinezi plagos 7 persona

30/08/2011 03:00

Një palestinez plagosi 7 izraelitë në afërsi të një klubi nate në Tel Aviv.

Incidenti vjen në mesin e një përshkallezimi të ri të tensioneve pas vrasjes së 8 izraelitëve në fillim të muajit.

Burri ka përplasur një taksi të vjedhur me një postbllok, duke plagosur dy roje, e më pas ka qëlluar me thikë dy rojet e tjera, dy kalimtarë të rastit, ndërsa kishte lënduar më parë edhe vetë shoferin taksisë.

Sulmet e palestinezëve në qytetet izraelite kanë qenë të rralla këto vitet e fundit. Agresori sipas policisë, ishte tek të 20-at dhe vinte nga qyteti i Nablusit, në bregun e pushtuar Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA