Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara Egjiptianet jane mbledhur ne sheshin qendror te Kajros, Tahrir, per te
festuar Fiter Bajramin e pare qe prej rrezimit te Hosni Mubarakut ne
muajin shkurt.
Grupe policesh rrethuan zonen perreth sheshit te kthyer ne simbolin e revoltes ne Egjipt. Por nje nga sheiket qe drejtoi lutjet, e beri te qarte se grumbullimi i sotem nuk ka asnje lidhje me protestat.
“Sot eshte nje thjesht nje dite per lutjet e Bajramit, nuk kemi planifikuar asgje tjeter, nuk kemi asnje kerkese tjeter pervecse te kremtojme e te lutemi ne paqe”, tha sheiku.
Ne diten qe shenon fundin e muajit te shenjtë të Ramazanit, mijera myslimane palestineze, te kryesuar nga lideret e tyre politike festuan Bajramin e Madh ne Jeruzalem, Bregun Perendimor dhe ne Gaza. Besimtaret vershuan ne xhamine Al Kasa ne qytetit te vjeter te Jeruzalemit, vendi i trete me i shenjte i islamit ne bote, perpara se te drejtoheshin ne varrezat e vjetra myslimane, ku te luteshin per njerezit e dashur, nje tradite e hershme kjo e mengjesit te Bajramit.
Riperteritja e dhunes keto kohet e fundit nuk i ka mbajtur sunitet ne irak larg festimeve. Shume besimtare zgjodhen te shkonin ne xhamine e sheshit Al –Firdus, ne qender te bagdadit, imami i se ciles predikoi rendesine e unitetit mes irakianeve, pavaresisht sulmeve qe kane marre ne shenjester si shiitet ashtu edhe sunitet gjate muajit te shenjte.
Festen e fiter Bajramit e kane kremtuar edhe myslimanet ne te gjithe Azine Juglindore. Komuniteti Mysliman ne Tajlande, i nisi kremtime ne oret e mbremjes me fishekzjarre, ndersa ne Malajzine ku shumica e banoreve i perkasin fese islame, njerezit vershuan ne xhamine e Kuala Lumpurit me veshje tradicionale shumengjyreshe, per lutjet e mengjesit me rastin e festes se madhe.
Top Channel