Ukrainë, 23 mijë firma për Tymoshenko

29/08/2011 21:30

Mbi 23 mijë firma janë mbledhur nga mbështetësit e lideres së opozitës, Yulia Tymoshenko, për t’i kërkuar presidentit Viktor Yanukovich lirimin e saj.

Pikërisht sot, Tymoshenko ka kërkuar sërish të vizitohet në qeli nga mjeku i saj personal, bëjnë të ditur agjencitë evropiane të lajmeve.

Shefja e opozitës u arrestua më 5 gusht në sallën e gjyqit pasi sjellja e saj u konsiderua si fyese ndaj gjyqtarëve dhe dëshmitarëve.

Tymoshenko akuzohet për abuzim me anë të detyrës gjatë kohës që ka qenë kryeministre, konkretisht për një dëm ekonomik të shkaktuar Ukrainës.

Nga ana e saj, protagonistja e padiskutueshme e Revolucionit Portokalli të vitit 2004 e konsideron procesin si të montuar politikisht nga ana e presidentit Viktor Yanukovich.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA