Turqia bombardon bazat kurde në Irak

29/08/2011 16:55

Avionët luftarakë turq kanë bombarduar bazat e rebelëve kurdë në veri të Irakut, gjatë një seance sulmesh ajrore që u kryen javën e kaluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ushtarake turke, sipas të cilave nga sulmet kanë mbetur të vrarë rreth 160 rebelë kurdë.

Bombardimi u krye pasi kohët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ndaj ushtrisë turke, sulme që kanë vënë në dyshim bisedimet për paqen.

Ushtria turke ka deklaruar se do të monitorojë aktivitetet e rebelëve në rajon dhe se do të vazhdojë sulmet ajrore deri sa ata të bëhen pasivë.

“Forcat ajrore turke goditën me sukses objektivat e organizatës terroriste në rajonet Zap dhe Gara, në datat 25 dhe 28 gusht”, thuhet në ueb sajtin e ushtrisë.

Në njoftimin online nënvizohet gjithashtu se sulme me artiljeri të rëndë u kryen ndaj 38 objektivave në koordinim me operacionet nga ajri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA