Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara ka nisur pastrimi pas shkatërrimit të stuhisë tropikale “Irene”, që shkaktoi vdekjen e të paktën 21 personave.
Kanadasë, ndërkohë që në veri-lindje të SHBA ka shkaktuar përmbytje historike, si dhe mungesë energjie elektrike në 5 milionë shtëpi.
Në Nju Jork, ku dëmet nuk ishin aq të mëdha sa parashikoheshin, ditën e sotme rifilloi nga puna transporti publik.
Shteti i vogël i Vermontit ka filluar punën për të marrë veten nga përmbytjet më të dëmshme të regjistruara pothuajse në një shekull, të cilat shkatërruan ura dhe mbuluan qytetin Bratëllboro.
“Ne u përgatitëm për më të keqen dhe më e keqja ndodhi në Vermontin qendror dhe jugor, ku infrastruktura është shkatërruar”, ka deklaruar sot guvernatori Peter Shumlin.
Qindra personave u është thënë të braktisin kryeqytetin Montpelier, i cili mund të përballet me një përmbytje të dytë.
Pas uraganit “Irene”, përmbytja e dytë mund të vijë nëse kompania që menaxhon ujërat vendos të hapë portat për të shpëtuar një rezervuar, ku uji po arrin nivel rekord.
Top Channel