Irani: Gati të bashkëpunojmë me ANEA-në

29/08/2011 21:50

Irani është gati për një bashkëpunim më të gjerë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, por vetëm për disa pika të caktuara.

Kështu ka deklaruar shefi i programit bërthamor iranian, Fereydun Abbassi Davan.

“Kemi kërkuar të njihemi me akuzat kryesore, të shoqëruara me prova dhe dokumente, në mënyrë që t’i ekzaminojmë”, ka deklaruar Abbassi.

“I kemi thënë ANEA-së se, nëse duhet të diskutojmë mbi këto cështje është e nevojshme që kontrollet të përfshijnë një numër të kufizuar cështjesh”, ka nënvizuar zyrtari iranian.

Pavarësisht gatishmërisë, kufizimi i bisedimeve tregon se Teherani, ashtu si dhe më parë, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Perëndimi i ka bërë presione të vazhdueshme Iranit, duke i vendosur sanksione të ndryshme, por qeveria e këtij vendi nuk ka bërë asnjë hap prapa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA