Hugh Jackman: Më ka ndihmuar puna si kamarier

29/08/2011 12:00

Hugh Jackman ka zbuluar se puna si kamarier në rininë e tij e ka ndihmuar për të mos qenë arrogant në momentin që u bë i famshëm.

Aktori australian 42-vjeçar shpjegon se ka një ekuilibër emocional dhe profesional për tu pasur zili falë bashkëshortes së tij Deborra Lee-Furness, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh.

“Kam një martesë të lumtur dhe gjithmonë do të jem mirënjohës për këtë. Jam me fat që e kam njohur bashkëshorten para se të bëhesha i famshëm. Mendoj se është shumë vështirë të njohësh dikë në momentin kur je i njohur”, shprehet protagonisti i ‘X-Men’.

Top Channel