Ministria e Jashtme e Algjerisë ka bërë të ditur se bashkëshortja e kolonelit Muammar Gaddafi dhe tre nga fëmijët e tij, mes të cilëve e bija Aisha, kanë hyrë sot në territorin algjerian.
“E shoqja e Muammar Gaddafi, Safia, e bija Aisha dhe dy djemtë Hannibal dhe Mohammad, të shoqëruar nga fëmijët e tyre, kanë hyrë në Algjeri në orën 08:45, përmes kufirit algjeriano-libian”, thuhet në një komunikatë për shtyp të publikuar nga agjencia “APS”.
Ndërkohë, vetë lideri libian ndodhet në këto orë në Bani Ualid, që ndodhet rreth 100 kilometra në jug-lindje të Tripolit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike libike, të cilave iu referohet agjencia italiane e lajmeve, “ANSA”.
Koloneli, po sipas të njëjtave burime, është bashkë me dy djemtë e tjerë, Saif dhe Saadi, të njohur për rolet kyce në regjimin diktatorial.
Ditën e shtunë, një autokolonë e përbërë nga 60 makina të blinduara ishte parë të kalonte kufirin për në Bani Ualid.
Top Channel