E njeh në web, e vret dhe ha gay-n

29/08/2011 16:10

Dëshira për të shijuar mish njerëzor ishte motivi që ka shtyrë një të ri rus që të vrasë dhe të hajë një burrë të njohur në një faqe interneti për homoseksualët.

Kanibali, bën të ditur agjencia “Ria Novosti” duke iu referuar autoriteteve, është arrestuar nga policia e Murmansk.

Takimi mes të dyve ka ndodhur në shtëpinë e vrasësit më 19 gushtin e shkuar.

I dyshuari, një i ri 21 vjeçar, ka ftuar në banesën e tij një 32 vjeçar që e kishte njohur në internet, duke i propozuar një takim me sfond seksual.

Por takimi intim ka degjeneruar në horror. Pasi e ka qëlluar me thikë viktimën e tij, kanibali ka prerë në pjesë trupin e tij dhe brenda një jave i ka gatuar mishin duke bërë biftekë, qofte dhe salçiçe.

Sipas hestuesve, edhe dhjetë persona të tjerë kanë qenë nën shenjestrën e vrasësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA