Gedafi “i dashuruar” me kryediplomatet amerikane

28/08/2011 20:35

Gedafi duket se ka patur dobësi të gjitha femrat e diplomacisë amerikane.

Marie Colvin, ish-korespondente e Times në Tripoli në vitet ’90 tregon se s’i koloneli libian i kishte rrëfyer asaj dashurinë për Madeleine Albright, Sekretare e Shtetit në kohën e presidencës së Bill Klinton.

Colvin rrëfen se në përfundim të një intervistë me Gedafin, 10 vjet pas bombardimit të Tripolit nga SHBA, koloneli i kish treguar sekretin e tij.

“Ai më tha se ‘i kish rënë në kokë Albright’, ndiqte të gjitha daljet e saj publike dhe se nxehej kur pamjet nuk ishin të përqendruara tek ajo”, thotë Colvin.

Gedafi kishte simpati edhe për ish-sekretaren e Shtetit në kohën e presidentit Bush, Condolezza Rice. Ky fakt u zbulua nga disa foto të Rice, që ish-lideri libian ruante në bunkerin e tij.

Top Channel