Lideri libian në arrati, Muamar Gadafi është gati të nisë bisedimet për transferimin e pushtetit. Një zëdhënës i kolonelit tha për Associated Press se negociatat do të drejtohen nga i biri i udhëheqësit të përmbysur, Saadi, ndërsa vetë Gadafi sipas tij, vazhdon të jetë në Libi.
Sic raporton agjensia e lajmeve, ka qenë Musa Ibrahim ai që telefonoi në redaksi për të rrëfyer se koloneli nuk është larguar nga vendi, por pa specifikuar vendndodhjen e saktë të tij. Ibrahim, të cilin Associated Press thotë se e identifikoi edhe nëpërmjet zërit të tij, përcolli ofertën e Gadafit për bisedime me rebelët mbi krjimin e një qeverie tranzioni.
Në fillim të javës, CNN raportoi se kishte kontaktuar me Sadi Gadafin përmes e-maile-ve dhe se ai kishte shprehur dëshirën për negociimin e një armëpushimi. Në njërin prej mesazheve, Sadi shkruante:
“Do të përpiqem të shpëtoj qytetin tim Tripolin dhe 2 milionë njerëzit që jetojnë aty, përndryshe Tripoli do të humbasë përgjithmonë si Somalia. Pa një armëpushim, këtu shumë shpejt do të ketë një det gjakuâ€.
Ndërkohë rebelët presin që në kryeqytet të mbërrijnë rezervat aq të nevojshme të ujit dhe karburantit. Qetësia për Tripolin është ende e largët. 50 trupa të pajetë e të djegur u gjetën në një depo në jug të qytetit.
Banorët e lagjes “Salah al Din†thonë se të gjitha viktimat janë civilë të ekzekutuar nga anëtarët e një brigade të komanduar nga njëri prej djemve të Gadafit, Khamis.
“Human Rights Ëatch†pretendon se ka prova që forcat pro-Gadafit kanë vrarë të paktën 17 robër e kanë kryer ekzekutime arbitrare të dhjetëra civilëve në ditet që paraprinë rënien e Tripolit në duart e kryengritësve.
Të premten në një spital të braktisur të lagjes “Abu Salim†u gjetën 200 trupa të dekompozuar. Mjekët dhe infermierët ishin larguar nga frika e luftimeve dhe shumë pacientë të plagosur, ishin lënë të vdisnin pa asnjë lloj ndihme.
Top Channel