Eshton në Lindjen e Mesme
28/08/2011 21:35
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kethrin Eshton u takua ditën e sotme me udhëheqësit palestinezë në Ramallah dhe me ata izraelitë në Jeruzalem.
Vizita e Eshton shihet si një përpjekje e fundit e BE-së për të bërë të mundur rinisjen e dialogut mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez për arritjen e një marrëveshje dhe gjetjen e paqes në rajonin e trazuar.
Krerët palestinezë njohën Eshton me synimin e tyre për t’iu drejtuar OKB-së për njohjen e shtetit të tyre. Por për BE-në ky është një hap i rrezikshëm dhe se shteti i ri duhet të vijë pas një marrëveshje me Izraelin.
Top Channel