Botërori i Atletikës, eliminohet Usain Bolt
28/08/2011 13:55
Usain Bolt, favoriti kryesor për medaljen e artë në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Daegu të Koresë së Jugut, është eliminuar nga finalja e 100 metërshit pas një faulli në nisje, duke humbur kështu mundësinë për të fituar medaljen e artë.
Tre herë kampioni olimpik dhe i botës, i ndërgjegjshëm për gabimin e tij, hoqi menjëherë uniformën dhe u largua nga pista.
I pari në finish ka arritur xhamajkani Yahan Blake, duke u bërë kështu kampioni i botës në 100 metra.
Medalje argjendi për amerikanin Walter Dix, ndërsa bronzi për atletin nga ishujt Saint Kits dhe Nevis, Kim Collins.
Top Channel