Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Uragani “Irene” vazhdon të mbjellë shkatërrim dhe viktima në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, edhe pse vihet re një dobësim i lehtë i tij.
Autoritetet njoftojnë për të paktën 10 viktima të rrugëtimit të uraganit shkatërrues, ku 5 janë regjistruar në Karolinën e Veriut dhe 3 në Virxhinia. Të paktën 3 milion personave u mungon energjia elektrike.
“Irene” ka mbërritur në Nju Jork me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Autoritetet njujorkeze ndërprenë misionet e evakuimit të popullsisë për shkak të rrezikshmërisë që mbartin dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në zonat e prekura nga “Irene” të qendrojnë brenda shtëpive të tyre.
Rrugët e Nju Jorkut, “qytetit që nuk flë kurrë”, janë të pushtuara nga uji dhe në to shikon vetëm makina të zjarrëfikësve dhe ambulance, që u vijnë në ndihmë personave në nevojë.
Top Channel