Uragani “Irene†ka goditur Karolinën e Veriut, me gjithë qendrën e saj në zonën Kejp Luk, në Outer Benks.
Uragani, i cili degradoi nga kategoria 2 në atë 1, po dobësohet lehtshëm me erërat që lëvizin me 136 kilometra në orë nga 160 kilometra që ishin më parë.
Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara vlerëson se “Irene†do të mbetet gjithësesi i rrezikshëm kur gjatë ditës së diel do të spostohet drejt veriut, përgjatë bregut të Atlantikut.
Shkalla e vlerësimit të uraganëve, Saffir-Simpson, parashikon gjithësej 5 nivele, nga 1-shi që është më i dobëti, tek 5-a që është më i forti.
Ndërkohë, autoritetet u kanë sugjeruar banorëve që të përdorin sms-të dhe rrjetet sociale për të kontaktuar njerëzit e tyre, për të shmangur një bllokim të linjave telefonike, që gjithësesi do të dëmtohen nga uragani.
Ndërkohë, në Nju Jork, kryebashkiaku Michael Bloomberg ka urdhëruar evakuimin e 250 mijë personave nga zonat pranë bregut.
I gjithë rrjeti i metrove do të jetë i mbyllur duke filluar nga mesdita e sotme, me orën lokale, ashtu si dhe të gjitha urat që lidhin ishullin e Manhatanit me tokën e palëvizshme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri tani, erërat e forta të uraganit kanë shkatërruar linjat e energjisë elektrike dhe se shtatë shtete nga Karolina e Veriut në Konektikat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Top Channel