SHBA, “Irene” mbërrin në brigjet lindore
27/08/2011 02:50
Uragani “Irene†ka mbërritur në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara ku autoritetet kanë dhënë alarmin në shumë zona për t’u përgatitur për “më të keqenâ€.
Në Nju Jork 250 mijë persona janë evakuuar dhe i gjithë transporti publik është ndalur. Ekspertët amerikanë thonë se uragani mund të ketë efekte katastrofike.
Presidenti amerikan, i cili ndërpreu pushimet e tij për t’u rikthyer në Uashington, ftoi të gjithë amerikanët ta marrin shumë seriozisht uraganin, duke e cilësuar si më të fuqishmin që Amerika ka parë në të paktën 100 vjet.
Top Channel