Një zëdhënës i grupit islamik Boko Haram ka deklaruar përmes një bisede telefonike me BBC se ka kryer sulmin ndaj selisë së OKB-së në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja.
Nga atentati në fjalë, që dyshohet të jetë kryer me një autobombë, mbetën të vrarë 18 persona, ndërkohë që mbi 60 të tjerë u plagosën.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon deklaroi se sulmi ishte një atentat ndaj atyre që angazhohen gjithë jetën për të ndihmuar të tjerët.
Ndërsa presidenti nigerian Goodluck Jonathan riafirmoi “angazhimin e plotë” të qeverisë së tij për të luftuar terrorizmin.
“Administrata jonë nuk do t’i kursejë përpjekjet për të cuar përgjegjësit përpara drejtësisë”, ka deklaruar Jonathan.
Në sulmin e djeshëm, një makinë kaloi me forcë barrikadat para zyrave të OKB-së dhe goditi recepsionin e ndërtesës para se të shpërthente.
Top Channel