Meksikë, hetime për atentatorët e kazinosë

27/08/2011 10:20

Qeveria e Meksikës ka ofruar 2.4 milionë dollarë shpërblim për informacionet që mund të cojnë në arrestimin e personave që organizuan sulmin në një kazino, ku mbetën të vrarë rreth 50 persona.

Disa vetë, të armatosur rëndë, hynë në ndërtesë në mes të ditës duke derdhur benzinë dhe duke i vënë flakën asaj.

Autoritetet dyshojnë se organizatat kriminale fshihen pas sulmit, ndër më të rëndët që prej vitit 2006, kur presidenti nisi përdorimin e ushtrisë kundër karteleve të drogës.

Presidenti amerikan Barack Obama ka dënuar sulmin, si dhe ka riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Meksikës për të luftuar grupet kriminale.

“Populli i Meksikës dhe qeveria e tyre janë angazhuar në një luftim kurajoz për të cmontuar organizatat e dhunshme kriminale, që veprojnë si në Meksikë edhe në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA