“Irene” degreadon, por rreziku mbetet

27/08/2011 11:50

Uragani “Irene” ka degraduar nga kategoria 2 në kategorinë 1, por mbetet jashtëzakonisht i rrezikshëm, me erëra që fryjnë me shpejtësi 150 kilometra në orë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Uraganët në SHBA, sipas të cilës “Irene” do të humbi fuqi pasi të godasë brigjet e Karolinës së Veriut në orët e mëngjesit, rreth drekës me orën tonë.

Ndërsa një ditë më vonë, të dielën, uragani do të spostohet drejt veriut, përgjatë brigjeve të Atlantikut.

Ndërkohë, dukuria e egër natyrore ka bërë që aviacioni amerikan të anulojë një seri fluturimesh dhe të mbyllë disa aeroporte kyce.

Gjithashtu, uragani ka prishur edhe planet e sportdashësve, pasi kalimi i tij ka bërë që të lëvizin kalendaret sportive.

Federata e futbollit ka anuluar tre ndeshje të kampionatit MLS, mes të cilave Red Bulls të Nju Jorkut me Galaxy të Los Anxhelosit, e shtyrë për më 4 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA