Abuzimet e luftës në Libi

27/08/2011 20:25

Ditët e fundit janë shtuar raportimet për abuzime të të drejtave të njeriut në Tripoli dhe rrethinat e tij, ku ende ka luftime, por me intensitet të ulët.

Të premten mbi 200 trupa të dekompozuar u gjetën të braktisur në një spital në lagjen “Abu Salim”.

Sipas korrespondentëve, mjekët dhe infermierët braktisën spitalin, si pasojë e luftimeve.

Mbetet ende e paqartë se kur kanë vdekur apo kur janë vrarë viktimat. Xhon Simpson i BBC-së që vizitoi spitalin tha se skena e tejkalon imagjinatën.

Dyshemeja e mbushur me gjak dhe ndjehet një erë e rëndë mbytëse.

Një ditë më parë, Amnesti International tha se të dy palët e përfshira në luftime kanë bërë abuzime me robërit e luftës.

Besnikët e kolonel Gadafit kanë përdhunuar fëmijët e të burgosurve në burgun e Abu Salimit, ndërsa kryengritësit, sipas Amnesty International, kane keqtrajtuar një djalë, i rekrutuar nga besnikët, që më pas iu dorëzua atyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA