Së shpejti Italia do të bëjë publike urdhërat e tmerrshëm të dhëna nga Muammar Gaddafi gjatë luftës.
Kështu ka deklaruar në një intervistë dhënë të përditshmes katolike “Avvenire”, ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini.
Sipas tij, qeveria e Tripolit kishte marrë urdhër që të organizonte udhëtimin drejt Italise të dhjetëra mijëra emigrantëve, në mënyrë që ishulli i Lampeduzës të përfshihej nga kaosi e të transformohej në një ferr të vërtetë.
Frattini shton se dokumentat përbëjnë fakte që nuk mund të lihen pas dore, si për shembull urdhërat për veshjen e kufomave të ushtarakëve me rroba civile, në mënyrë që të akuzohej NATO-ja për vrasjen e popullatës së pambrojtur.
Shefi i diplomacisë së Romës mendon se Gaddafi dhe djemtë e tij me siguri do të kapen dhe se ata duhet t’i dorëzohen gjykatës së Hagës.
Frattini, teksa shpreh besim tek Komiteti Kombëtar i Tranzicionit, bën të ditur se shkëputja mes Berlusconi-t dhe Gaddafi-t qe e tmerrshme.
“Ai që kryeministri italian e konsideronte mik, u kthye në vrasës grash dhe fëmijësh. E miqësia për të u kthye në zemërim dhe përcmim”, përfudndon Frattini.
Top Channel