Ushtria, Kina kundër Pentagonit
26/08/2011 09:35
Ministria e Mbrojtjes në Pekin ka denoncuar sot raportin vjetor të Pentagonit mbi zhvillimin ushtarak të Kinës.
Sipas qeverisë kineze, Departamenti i Mbrojtjes “shtrembëron faktet” dhe “ekzagjeron kërcënimin” që Kina përbën për Taivanin.
Raporti, i kritikuar edhe nga agjencia “Kina e Re”, vlerëson se Pekini mund të realizojë brenda vitit 2020 modernizimin e ushtrisë.
Gjithashtu, sipas Pentagonit, Kina mund të alternojë ekuilibrin e trupave në Paqësor, ku ka përplasje me Japoninë, Vietnamin, Filipinet, Malajzinë dhe Brunein, për cështje territoriale.
Top Channel