Tripoli, 100 të vdekur në një spital

26/08/2011 19:15

Të paktën 100 persona të vdekur janë gjetur në spitalin e Tripolit, i mbetur i izoluar prej ditësh për shkak të luftimeve.

Imazhet e trupave të pajetë duken në një video rrënqethëse të  shpërndarë nga Al Jazeera.

Jashtë ndërtesës ishin 19 persona të vdekur në tokë, pranë koshit të mbeturinave.

Ndërsa në brendësi, imazhet tregojnë një dhomë plotë me krevat me kufoma të rinjsh dhe të moshuarish, të gjitha të vdekur pasi për shkak të luftimeve, nuk kanë marrë prej ditësh kurat e nevojshme mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA