Sot në Montekarlo, në orën 20:45 do të jetë skuadra më e mirë portugeze, Porto, ajo që do të përballet me Barcelonën për trofeun e Superkupës së Europës.
Kampionët e Europës duken të jenë edhe më të fortë me përforcimet e reja, si Cesk Fabregas dhe Aleksis Sancez.
Guardiola vjen në këtë përballje pasi ka fituar Superkupën e Spanjës, trofe që e coi në 11-të numrin e tyre në 14 që ka marrë pjesë skuadra blaugrana nën drejtimin e këtij trajneri.
Edhe pse i mungojnë Pike, Pyjol dhe Afellai, Pep nuk do të dëgjojë të flitet për emergjencë në repartin mbrojtës, por diskuton më shumë mesfushën ku ka emra si Ksavi, Iniesta, Buskets, Fabregas, Keita dhe Tiago, ndërsa Maskerano kohët e fundit është aktivizuar më shumë në repartin mbrojtës.
Ndërkohë edhe Porto, ashtu si rivalët e saj ka fituar Superkupën e Portugalisë dhe do të prezantohet në këtë mbrëmje ndryshe.
Ashtu si ndodh shpesh, ata kanë shitur e kanë blerë shumë lojtarë. Ndër emrat e larguar është trajneri Andre Vilas Boas dhe sulmuesi Radamel Falkao.
Trajneri i ri Vitor Pereira ka ende në dispozicion emra si Fernando, Rolando dhe Mutinjo, por nuk i mungon as Hulk dhe i sapo bleri Kleber.
Gjithcka që premton për një sfidë spektakolare në mbrëmjen e sotme e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë nga paketa Supersport e platformës DigitAlb.
Top Channel