SHBA, në pritje të uraganit “Irene”

26/08/2011 09:20

Gjashtë shtete përgjatë brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, nga
Karolina e Veriut në Nju Jork, kanë shpallur gjendjen e emergjencës në
prag të mbërritjes së uraganit “Irene”.

Uragani i parë i sezonit në Atlantik aktualisht ndodhet në kategorinë e tretë, në nivelin e stuhisë, me erëra që arrijnë në 185 kilometra në orë, por pritet që të përforcohet.

Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në disa zona në Delauer, Merilend, Nju Xhersi dhe Karolinën e Veriut.

“Irene”, që aktualisht po largohet nga Bahamasi, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Karaibe, ku janë shkatërruar shtëpi dhe janë dëmtuar linjat elektrike.

Presidenti Barack Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e sipërpërmendura, ku uragani pritet të mbërrijë pas mesditës së të shtunës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA