Platini: Arbitrat mbrojnë Messin

26/08/2011 15:10

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, theksoi se Leo Messi, sulmuesi i Barcelonës i cili fitoi ditën e djeshme trofeun e futbollistit më të mirë të Europës, “është më i mbrojtur se lojtarë të tjerë të mëdhenj të historisë së futbollit”.

“Pele, Cruyff, Maradona, Zidane kanë qenë lojtarë të mahnitshëm për kohën kur kanë luajtur dhe në këto momente më i miri është Messi. T’i krahasosh këta lojtarë është shumë e vështirë, por mendoj se Messi ka një avantazh në krahasim me lojtarët që përmenda: është shumë më i mbrojtur nga arbitrat dhe kjo është një gjë e mirë”, theksoi Platini.

“Messi mund të tregojë talentin e tij ndërsa më parë yjet mendonin fillimisht të shmangnin shkelmat e më pas të luanin futboll”, shtoi Platini për gazetën franceze ‘Le Parisien’.

Top Channel