Përpjekjet për të kapur Gaddafi-n

26/08/2011 13:05

Luftimet vazhdojnë në Tripoli, pjesa më e madhe e kryeqytetit të Libisë është nën kontrollin e kryengritësve. (UPDATE)

Përpjekja e tyre për te kapur kolonelin, ne lagjen Abu Salim në kryeqytet, u cilësua nga mediat ndërkombëtare si një mundësi e humbur, pavarësisht mësymjeve dhe bastisjeve në ndërtesat pranë Bab Al Azizijas, ku thuhej se ai ishte fshehur, i shoqëruar nga djemtë dhe një grup besnikësh të armatosur.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit tha se zhvendosi selinë nga Bengazi ne Tripoli. E premtja nuk ishte një ditë e qete edhe për Sirten, ku kryengritësit po përballen me rezistencën e besnikëve te kolonelit.

Mediat italiane i referohen deklaratve që vijnë nga Parisi, se koloneli Muammar Gaddafi ndodhet pikërisht në Sirte. Ndërkohë, BBC raporton për bombardime të avionëve të NATO-s në vendlindjen e Gaddafi-t gjatë natës.


OKB: Ndalni hakmarrjen; Verifikohen raste dhune

Organizata e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje të dyja paleve në konfliktin e Libisë të mos ndërmarrin akte dhune apo hakmarrjeje.

Apeli vjen pasi u mësua për abuzime dhe vrasje si nga ana e kryengritësve ashtu edhe besnikëve të kolonelit.

Zëdhënësi i të Drejtave të Njeriut në OKB, Rupert KolVil tha se është e vështire për të konfirmuar të tilla raportime, por këto incidente duhen hetuar nga Komisioni Hetimor i Libisë.

“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë autoritet në Libi, përfshirë komandantët në terren, që të ndërmarrin hapa aktivë për të garantuar se nuk do të kryhen krime apo akte hakmarrjeje”, ka deklaruar zëdhënësi.

Më herët OKB tha se disa veprime ushtarake në Libi mund të cilësohen si krime kundër njerëzimit.  Ditë më parë edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdul Xhalil u kërkoi kryengritësve të mos hakmerren kundër besnikëve të Gaddafi-t, duke paralajmëruar dorëheqjen nëse apeli i tij nuk dëgjohet.

Korrespondenti i BBC-së vizitoi një spital ne Mitiga, një lagje e Tripolit, ku ndodheshin trupat e 17 kryengritësve të vrarë nga besnikët e Gaddafi-t.

Sipas mjekëve, ata ishin torturuar, ndërsa në qendër të Tripolit u gjetën trupat e dhjetëra besnikëve të kolonelit, duart e të cilëve ishin të lidhura prapa shpine, apo ishin djegur pjesërisht. Amensty International tha se ka dëshmi të abuzimeve nga të dyja palët në Zauija.

Në një zhvillim tjetër, OKB pranoi zhbllokimin e 1.5 miliardë dollarëve, asete të Libisë, të ngrira pas vendosjes së sanksioneve kundër rregjimit, për të ndihmuar në nevojat emergjente humanitare të vendit.

Pas kundërshtimit të Afrikës se Jugut, mocionit iu bë një modifikim i referencës për Këshillin Kombëtar të Tranzicionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA