Pasanikët që vishen më keq

26/08/2011 19:05

Numri një i Facebook, Mark Zukerberg është shpallur personi që vishet me keq në botën e teknologjisë duke zbritur nga “froni”, Steve Jobs të Apple dhe duke vërtetuar se paraja jo gjithmonë blen klas.

Revista “GQ” në klasifikimin e saj thotë se Zukerberg “vlerësohet” për paaftësinë e tij për të zgjedhur kombinimin e duhur mes xhinseve, bluzave t-shirt dhe atleteve.

Vendi i dytë mbahet nga Steve Jobs, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i drejtorit ekzekutiv të Apple për të marrë atë të presidentit të kompanisë. Për të kuptuar shijet e Steve Jobs me veshjet, mjafton të citojmë vlerësimin e “GQ”:

“Apple përmirësohet dhe shet një IPhone cdo 0.5 sekonda ndërsa Steve Jobs mbetet i njëjti”.

Vendi i tretë mbahet nga Bill Gejts. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA