Kryhet për herë të parë ndërhyrje kirugjikale me neuronavigator në tru në pavionin e neurokirurgjisë në Tiranë.
Një pacientë nga Kosova kishte një tumor rreth 1 cm kub në tru dhe për këtë kishte kaluar në disa klinika në rajon, por ndërhyrja klasifikohej tepër e vështirë.
“Neuronavigatori i trurit ka bërë të mundur tashmë që ne duke pasur përpara operacionit një plan të mirë që të na japë skanerat dhe rezonancat, për lezione të vogla, për lezione vaskulare në zonat e thella për kollonën ne do të arrijmë të rekuperojmë që më përpara rrugën ku do të futemi, të cilën na e lejon neuronavigatori”, është shprehur Mentor Petrela, shef i pavionit të Neurokirugjisë.
Me anë të rezonancës të paraqitur nga eklipsi i specializuar, si dhe paisjeve të reja të mbërritura në këtë pavion, ndërhyrja rezultoi me sukses. Madje, sipas Petrelës në muajt në vazhdim falë neuronavigatorit do të mundësohet dhe ndërhyrja në kollonë nëpërmjet sondës.
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, Saimir Ivziku garantoi se me investime të një pasnjëshme, Qendra Spitalore Universitare së shpejti përmbush standardet e një qendre shërbimesh.
Top Channel