Të paktën 53 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ra në një kazino në Monterrei të Meksikës, pasi u sulmua me armë zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur prokurori i shtetit Nuevo Leon, Adrian de la Garza, sipas të cilit bilanci i viktimave mund të rëndohet.
Sipas shtypit lokal, kazinoja “Royale” është bërë objekt sulmi pasi pronarët e saj refuzojnë t’u paguajnë gjobën grupeve kriminale të lidhura me trafikun e drogës.
Dhuna që u atribuohet karteleve të drogës në Meksikë ka shkaktuar rreth 30 mijë viktima që nga viti 2006, kur presidenti Felipe Kalderon futi ushtrinë kundër tyre.
Në një mesazh në Twitter, Calderon shprehet se, “sulmi ishte një akt i neveritshëm terrori dhe barbarizmi, që kërkon nga të gjithë ne që të vazhdojmë luftën ndaj këtyre bandave kriminale të paskrupullta”.
Monterrei, qyteti i tretë më i madh i Meksikës dhe një nga më të sigurtët, ka parë rritje të nivelit të dhunës në vitet e fundit, edhe pse lufta kundër drogës është intensifikuar.
Top Channel