Libia, OKB: Kujdes dhunën hakmarrëse
26/08/2011 02:40
Organizata e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje të dyja palëve në konfliktin libian të marrin të gjitha masat për të ndaluar dhunën hakmarrëse.
Apeli i OKB-së ka ardhur pas raportimeve për vrasje të civilëve si nga ana e rebelëve ashtu edhe nga ana e forcave besnike të Gedafit gjatë trazirave që shoqëruan rënien e Tripolit në duart e forcave opozitare.
Ndërkaq, luftimet vazhdojnë ende në disa lagje të Tripolit të cilat kontrollohen ende nga forcat e Gedafit.
Top Channel