Libi, “Tornadot” bombardojnë Sirten

26/08/2011 14:25

Avionët luftarakë britanikë të tipit “Tornado” kanë qëlluar raketa me precizion të lartë kundër një bunkeri të madh të kolonelit Muammar Gaddafi, në vendlindjen e tij në Sirte.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes, sipas të cilës “Tornadot” u nisën gjatë natës nga baza e forcave ajrore në Norfolk, në kuadër të një misioni sulmi me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, rebelët libianë po bashkohen në rrugën që të conë në Sirte, duke dërguar atje tanke dhe raketa-hedhëse. Liderët e rebelëve kanë kërkuar nga qeveritë perëndimore që të shkrijnë fondet dhe asetet libiane.

Kërkesa vjen pasi OKB ra dakord për të zhbllokuar 1.5 miliardë dollarë për Libinë, në formë asetesh, që ishin bllokuar në kuadër të sanksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA