Japoni, dorëhiqet kryeministri Naoto Kan

26/08/2011 09:00

Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke hapur rrugën për zgjedhjen e liderit të gjashtë të vendit në pesë vjet.

Zoti Kan është kritikuar për dështim në tregimin e lidershipit pas tërmetit dhe tsunamit shkatërrues të 11 marsit, që shkaktoi dhe krizën bërthamore.

Në qershor, Kan u shpreh i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse parlamenti do të kalonte tre pjesë kyce të legjislacionit, të cilat u miratuan të premten.

Partia Demokratike e Japonisë, që qeveris vendin, do të zgjedhë një lider të ri ditën e hënë. Pasardhësi i zotit Kan si kryetar partie do të bëhet sipas të gjitha gjasave edhe kryeministri i ardhshëm i vendit.

Kan e shpalli vendimin e tij për t’u tërhequr në një takim të PDJ-së, i cili u transmetua direkt në televizion për popullin.

Duke analizuar 15 muajt në krye të qeverisë, zoti Kan ka deklaruar se ka bërë gjithcka që ka mundur, pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur, mes të cilave katastrofa në Fukushima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA