Serie A në Itali nuk do të fillojë këtë fundjavë ashtu sic ishte parashikuar. Liga që organizon këtë kampionat ka refuzuar kontratën që i kishte paraqitur presidenti i shoqatës së futbollistëve Damiano Tomazni, duke sjellë këtë grevë të tyre në javën e parë të kampionatit.
Kjo lloj greve për shumë faktorë të kampionat italian, por edhe për vetë italianët është absurde dhe e rrallë në historinë e këtij vendi.
Në momentin kur edhe Spanja është në grevë dhe ka djegur javën e parë të Primera Division, vjen edhe ky lajm tashmë zyrtar sa i përket kampionatit italian.
Ndërkohë, duket se gjithcka funksionon normalisht në kampionatet e tjera të mëdha që kanë filluar, si Bundesliga apo Premier Liga angleze.
Në të njëjtën kohë që është vendosur kjo javë greve ende nuk dihet se kur do të marrë zgjidhje problemi i drejtuesve të klubeve dhe shoqatës së lojtarëve për të filluar normalisht sezonin e ri futbollistik
Top Channel