Është hedhur edhe shorti i kupës Europa League, ku 48 skuadrat e kualifikuara për në këtë fazë janë ndarë në 12 grupe me nga katër ekipe.
Kampionët e kësaj kupe në vitin 2010, Atletiko i Madridit do të jetë në Grupin I bashkë me italianët e Udinezes, Rënen dhe skuadrën zvicerane Sion.
Ky konsiderohet një ndër grupet më të forta të kësaj veprimtare, megjithatë nuk mbetet prapa edhe grupi A, me Totenhemin, Rubin Kazan, Paokun dhe surpriza e kësaj veprimtarie Shamrok Rovers.
Në të njëjtin nivel duket edhe grupi J me Shalke 04, Makabi Haifa dhe AEK Larnaka.
Përpara hedhjes së shortit sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino ka përmendur luftën e ashpër që i ka shpallur institucioni europian i futbollit fiksimit të rezultateve dhe shitjeve të ndeshjeve.
Faza e grupeve e kupës Europa League do të fillojë ndeshjet më 15 shtator deri më 15 dhjetor, një ditë përpara shortit për raundin me 32 e 16 skuadra.
Dy skuadrat e para të secilit grup do t’i bashkhet dhe skuadra që renditet në vendin e tretë në fazën e grupeve të Champions Leagues. Finalja e kupës Europa League do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit më 9 maj 2012.
Top Channel